Deklaratë politike në samitin e klimës
Në samitin botëror të klimës qeveritë e 25 vendeve të industrializuara dhe me zhvillim të shpejtë, pas konsultimeve të hollësishme, ranë dakord për një deklaratë të përbashkët politike. Kjo deklaratë parashikon në radhë të parë synimin e padetyrueshëm për kufizimin e ngrohjes së tokës deri në dy gradë. Ndërsa qëllimi konkret i emisioneve për vendet e industrializuara për hapësirën kohore deri në vitin 2020 nuk u përcaktua.
Kompromisi duhet të miratohet nga plenumi i 193 shteteve pjesëmarrëse në Kopenhagë.
Kritika të ashpra pati gjatë natës në një debat para së gjithash nga vendet latino amerikane. Ishin gjithej rreth 25 shtete kundër, veçanërisht shteti ishull Tuvalu, Sudani dhe shumë shtete të Amerikës Latine.
Shumë folën për një diktat. Siç u bë e ditur, në një konferencë të ministrave në maj në Bon, do të paraqiten synimet kombëtare të të gjitha vendeve për pakësimin e emisioneve CO2.
Një marrëveshje e detyruar mund të pasojë në dhjetor gjatë një takimi në Meksikë. /DW/