OKB mirëpret marrëveshjen për klimën
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka mirëpritur marrëveshjen e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për klimën në Kopenhagë duke e cilësuar atë si një fillim thelbësor.Këto komente, kreu i Kombeve të Bashkuara i bëri pasi delegatët e pranishëm në konferencën njëjavore i thanë po marrëveshjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e arritën me vendet e tjera më të zhvilluara, përfshirë këtu Indinë dhe Kinën.
Ban tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Para kësaj, takimi nuk ia doli të sigurojë mbështetje unanime për shkak të kundërshtimit të disa vendeve në zhvillim.
Disa vende të Amerikës së Jugut, si Nikaragua dhe Venezuela ishin ndër vendet që thanë se marrëveshja nuk kishte kaluar procedurën e nevojshme.
Gjatë natës, grupi i vendeve më të zhvilluara në ballë me ShBA paraqiti dokumentin të cilin presidenti amerikan Barack Obama e quajti "marrëveshje kuptimplotë".
Përkundër kësaj, disa vende në zhvillim refuzuan ta mbështesin këtë me arsyetimin se marrëveshja nuk përmbante masat e nevojshme për parandalimin e ndryshimit të rrezikshëm të klimës. /BBC/