Proces kundër autorëve të dyshuar të masakrës në Filipine
Në Filipine ka nisur procesi kundër autorëve të dyshuar të masakrës së nëntorit ku humbën jetën rreth 60 njerëz. Andal Ampatuan i riu nga klani i pushtetshëm u deklarua në fillim të procesit në kryeqytetin Manila i pafajshëm. Ndaj tij është ngritur padi për 43 vrasje.
Ai do të fajësohet se ka planifikuar masakrën në provincën jugore Maguandanao dhe e ka kryer masakrën me rreth 100 njerëz të afërt të tij të armatosur.
Në konfliktin me rivalët politikë pati gjakderdhje, në të cilën u bënë viktima edhe 30 gazetarë .- Edhe anëtarë të tjerë të klanit të familjes famëkeqe ndodhen në arrest. /DW/