Telegrafi.com - Lajme
Banka Ekonomike
Ipko
 
   

Obama diskuton përforcimin e masave kundër terrorizmit

Presidenti Obama tha se organet e zbulimit kishin informacione rreth një sulmi të mundshëm terrorist ndaj objektivave amerikanë. Por ai tha se askush nuk vuri në vijë të gjitha të dhënat.

“Qeveria amerikane pati informacion të mjaftueshëm për të zbuluar komplotin dhe mundësisht për të penguar sulmin në ditën e Krishtlindjeve. Por organet e zbulimit dështuan në këtë pikë.”

Ai tha se organet e zbulimit duhet dhe do të punojnë më mirë, duke thënë se flitet për jetë amerikanësh. “Do ta pranoj se zbulimi për nga vetë natyra është jo i përkryer. Por po qartësohet gjithnjë e më shumë se informatat nuk u analizuan tërësisht. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të toleroj.”

Presidenti foli pas një takimi të gjatë me pjesëtarë të rëndësishëm të kabinetit dhe drejtues agjencish të përfshira në aspekte të ndryshme të aviacionit dhe anti terrorit.

Ai tha se ata shikuan rezultatet e dy studimeve që ai kishte urdhëruar menjëherë pas tentativës terroriste: një rishikim i procedurave të kontrolleve nëpër aeroplanë dhe një tjetër rreth listët së kompjuterizuar qeveritare të individëve që mund të përbëjnë rrezik. /VoA/
 

Postuar: 9:36 / 6.01.2010 | RSS
ProCredit Bank
Marketing
TEB Bank
Raiffeisen Bank
 
 
VIP
8:52 / 1.08.2010
Joe McElderry, Foto: Getty Images

McElderry: Jam homoseksual

Këngëtari britanik Joe McElderry ka dalë në shesh për të pranuar homoseksualitetin e tij, pas spekulimeve të shumta nëp...
Teknologji
9:16 / 31.07.2010

BlackBerry me tablet gjatë muajit nëntor?

Thashehemet se kompania BlackBerry do të dal në treg me një kompjuter tablet kanë fituar një popullaritet të madh, ndërs...
Ekonomi
14:59 / 31.07.2010

ATK-së 265 milionë euro borxhe

Borxhet e kompanive të ndryshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ende janë të mëdha. Ato sipas statistikave...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.