Presidenti i Haitit do ti kthejë ndihmat ndërkombëtare mbrapsht
Gati dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar në Haiti, presidenti Rene Preval ka arritur në një pikë që t'i kthejë ndihmat ndërkombëtare me ushqime për viktimat. Bashkëkombësit e tij duhet tani të mësohen që të sigurojnë vetë përsëri nevojat e tyre dhe që të rrisin prodhimin vendas, tha Preval para fluturimit të tij për në Washington.
Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur që 600.000 fëmijë ende vazhdojnë të mos shkojnë në shkollë. Gjatë tërmetit më 12 janar humbën jetën më shumë se 220.000 njerëz. /DW/
Postuar: 10:37 / 9.03.2010 |
RSS