CIA: Janë vrarë më shumë se gjysma e krerëve të Al Qaidës
Operacionet e fundit të antiterrorizmit kanë çuar në vdekjen e më shumë se gjysmës së 20 udhëheqësve kryesorë të Al Qaidës.Deklarata e Leon Panetës, shefit të Shërbimit amerikan të Zbulimit, CIA, u bë gjatë një konference në Universitetin e Oklahomës.
Shumica e operacioneve tha Paneta janë kryer në zonat fisnore të Pakistanit, të cilat janë konsideruar si rajone të sigurta për pjesëtarët e rrjetit terrorist.
Paneta shtoi se ka tregues që flasin për ndryshimin e taktikave nga Al Qaida. Kjo e fundit synon dërgimin në Shtetet e Bashkuara të atentatorëve të mundshëm vetëvrasës, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje me terrorizmin në të shkuarën e tyre.
Paneta theksoi se është i bindur në vendosmërinë e rrjetit terrorist që të vrasë sa më shumë amerikanë që është e mundur. /REL/
Postuar: 10:38 / 9.03.2010 |
RSS