SHBA-Rusi, raund i dytë bisedimesh për pakësimin e armëve
SHBA dhe Rusia kanë filluar një raund të dytë bisedimesh për pakësimin e arsenalit të tyre të armëve bërthamore. Negociatorët u takuan në Gjenevë për atë që të dyja palët thonë se është faza përfundimtare në diskutimet e tyre për një traktat të ri armësh bërthamore.
Marrëveshja e re do të zëvendësonte atë të vitit 1991, Traktatin e Pakësimit të Armëve Bërthamore, që skadoi në dhjetor. Traktati caktonte një kufi për numrin e mbushjeve bërthamore dhe sistemeve mbajtëse për secilën palë.
Zyrtarët rusë thonë se raundi aktual i bisedimeve mund të përfundojë në prill. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk është caktuar ndonjë afat. Washingtoni dhe Moska kanë negociuar për një pakësim të ri të armëve bërthamore që prej një viti.
Të dyja palët thonë se mbeten të pazgjidhura një numër çështjesh, mes tyre hollësitë për verifikimin e procedurave dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj planeve amerikane për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Evropë. /VoA/
Dërgo një koment
Telegrafi.com
Stafi
Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. Telegrafi.com po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.
Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit Telegrafi.com.
Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.
Ju faleminderit për mirëkuptim!