Kritika të ashpra për planet e ndërtimeve në Jerusalemin lindor
Pas zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka dënuar planet e ndërtimeve të reja izraelite në Jerusalemin Lindor.Ndërtimi i 1.600 banesave të tjera në Ramat dhe Schlomo shkel të drejtat ndërkombëtare dhe pengon zhvillimin e procesit të paqes në Lindjen e Afërt, tha një zëdhënës i Banit.
Ngjashëm ishte shprehur Biden gjatë vizitës së tij në Izrael. Pjesa lindore e Jerusalemit duhet të jetë sipas kërkesës së palestinezëve për kryeqytetin e shtetit të tyre të vetin në të ardhmen.
Këtë të mërkurë Biden do të qëndrojë në Ramallah ku do të takohet me presidentin e palestinezëve Mahmoud Abbas. /DW/
Postuar: 11:00 / 10.03.2010 |
RSS