Indonezia vret një terrorist të kërkuar
Presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono, ka konfirmuar se forcat e sigurisë të vendit kanë vrarë një nga planfikuesit kryesorë të bombave në Bali në vitin 2002. Ai tha se personi me emrin Dulmatin, ishte një nga tre militantët islamikë të dyshuar, të cilët u vranë në kryeqytetin Xhakarta ditën e martë.
Njoftimi u bë në mbyllje të një fjalimi që presidenti indonezian po mbante në Kanbera të Australisë, kur një zyrtar ushtarak idonezian i dorëzoi atij një shënim. /bbc/
Postuar: 11:02 / 10.03.2010 |
RSS