Kinë: Refuzohet raporti i SHBA-ve për të drejtat e njeriut
Pekini e ka refuzuar raportin e Departamentit amerikan të shtetit, i cili e kritikon Kinën për gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut.Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua, e citon kabinetin kinez, që ka thënë se “sikur viteve të mëparshme, raportet amerikane janë plotë me akuza për situatën e të drejtave të njeriut, në më tepër se 190 vende dhe rajone, përfshirë edhe Kinën, por i mbyll sytë ose i shmanget dhe bile i fshehë, abuzimet në rritje të të drejtave të njeriut në territorin e vet”.
Kabineti kinez, po ashtu, tha se Washingtoni e ka përdorë çështjen e të drejtave si “instrument politik”. /REL/
Postuar: 11:22 / 12.03.2010 |
RSS