Nafta çmimi i pajustifikuar

16:34 / 4.06.2012
Çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar vlerën më të ulët të tetë muajve të fundit duke zbritur ne 96 dollarë për fuçi. Krahasuar me fillimin e prillit çmimi i naftës ka rënë me gati 30 dollarë për fuçi ose mbi 23 për qind. Kjo është një nga rëniet më të forta brenda një kohe të shkurtër, e shkaktuar nga përkeqësimi i situatës ekonomike botërore dhe rikthimi i shqetësimeve për thellimin e krizës.

Përtej shkaqeve, rënia e çmimit të karburanteve, ka lehtësuar buxhetet e qytetarëve në gjithë Europën Perëndimore. Por në tregun shqiptar edhe këtë herë, rënia e çmimeve përveçse me vonesë është përcjellë vetëm pjesërisht. Në pikat me pakicë të tregut të brendshëm, çmimi i naftës luhatet rreth 180 lekë për litër dhe krahasuar me muajin prill ka rënë me gati 10 lekë për litër krahasuar me fillimin e prillit ose vetëm 5.2 për qind nga 23 për qind në bursa.

Importuesit thonë se një nga arsye se pse rënia e çmimit nuk reflektohet e plotë në tregun vendas lidhet me kursin e këmbimit të lekut me dollarin. Nafta blihet në dollar dhe forcimi i monedhës amerikane e bën atë më të shtrenjtë në lekë. Por përllogaritjet tregojnë se edhe efekti i dollarit nuk mund ta justifikojë plotësisht diferencës mes rënies së çmimit në tregjet botërore dhe atë që është pasqyruar në tregun vendas, raporton Tch.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një dollar amerikan kushton aktualisht 6 lekë më shumë se sa në muajin prill dhe mars, që do të thotë se kostoja e blerjes për importuesit është rritur me vetëm 5 për qind.

Çmimeve e larta të karburanteve favorizojnë edhe vetë qeverinë, e cila mbledh më shumë të ardhura në buxhet, kryesisht përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Ndaj në gjithë këtë situatë më të pambrojturit janë qytetarët, të cilët paguajnë kostot e larta. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.