Fullani:Të vendoset ekonomia mbi politikën

17:02 / 14.06.2012
Guvernatori i BSH, Ardian Fullani ka bërë apel për konsensus politik në mënyrë që të zbatohen të gjitha reformat ekonomike. Duke folur në konferencën për parakushtet e reformës ekonomike, Fullani ka theksuar se ekonomia duhet të vendoset mbi politikën.

“Për t`i bërë ballë krizës globale, akoma ka vend për ekzekutimin e kolateralit, uljen e rrezikut të perceptuar dhe mungesa e frymës së konsensusit, ngadalësimi i reformave dhe mbështetja e shpejtë e reformave të akorduara me KE dhe marrja e statusit të vendit kandidat dhe më e rëndësishme nga të gjitha është që ne duhet të gjejmë konsensus politik për ta vënë në këto kohë ekonominë mbi politikën” shtoi Fullani.

Ai theksoi se në qendër të kësaj krize vërvitet borxhi dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i aktivitetit ekonomik, duke shtuar se viti i kaluar dhe pjesa e parë e këtij viti treguan se kriza globale është në gjendje akute. “Kriza e euros ka kaluar në nivelet e saj acute. Në botë janë shtuar shqetësimet në lidhje me financimin e borxhit publik dhe koston që ai ka. Ky fenomen përbën problem jo vetëm afatshurtër, por edhe afatgjatë. Forma e reagimit ndaj krizës ndryshoi nga një vend në tjetrin, ekonomitë që ruanin të freskëta të dhënat financiare reaguan shpejt dhe patën efekte të menjëreshme. Rajoni reagoi mirë ndaj krizës për shkak të reformave strukturore, ku bën pjesë edhe Shqipëria , e cila e përballoi shumë mirë krizën globale, pasi ka një sistem të konsoliduar fiskal. Ai ka shtuar se ruajtja e stabilitetit financiar kërkon masa balancuese dhe ka rëndësi parësore për vendin

Ai ka shtuar se ekonomia shqiptare mbetet në presion të tregjeve të huaja ndërsa shtoi se bankat qëndore duhet të bëjnë gjithçka për të forcuar besimin e publikut.

“BSH vlerëson se ekonomia shqiptare mbetet në presion të tregjeve të huaja, masat e tyre për të rritur konfidencën e bëjnë të vështirë transmetimin e politikës në ekonomi, e shqetësojnë publikun, e pengojnë sistemin të financojë ekonominë dhe pëlqimin e politikës në lehtësimin e kushteve monetare e financiare. Ajo që ndodh përfaqëson rritjen e primit të rrezikut dhe jo normave reale të interesit, bankat qendrore duhet të bëjnë gjithcka për të ruajtur ekuilibrat makro financiare dhe për të forcuar besimin e publikut”, tha ai.

Ndërsa ministri i Financave, Ridvan Bode teksa pranoi se rritja ekonomike në Shqipëri është përgjysmuar dhe borxhi publik është rritur u shpeh optimist për përmbylljen e reformave në ekonomi. Për ekspertët ndikimi i krizës ekonomike boterore në Shqipëri është evident, prandaj duhen forcuar masat për përballimin e saj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.