Gati për korrjeshirjet

16:55 / 23.06.2012
Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (MBPZHR), ka bërë të ditur se tashmë janë në fazën e fundit të përgatitjeve për fushatën e korrje-shirjeve. Zyrtarë të kësaj Ministrie kanë potencuar se shumica e komunave i kanë dërguar të dhënat për gjendjen teknike të autokombajnave dhe numrin e tyre.

Drejtoritë komunale i kanë evidentuar shumicën e autokombajnave që do të përfshihen në fushatën e korrje shirjeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, i tha Radio Kosovës se deri më tash kanë arritur raporte nga 30 komuna dhe sipas të dhënave fillestare do të përfshihen 1 mijë e 492 autokombajna.

Behramaj shton se ende nuk janë kompletuar të dhënat nga komunat e Prizrenit, Ranilluku dhe Parteshit. “Këto ditë do të kompletohen në tërësi të dhënat dhe javën e ardhshme planifikojmë të mbajmë takim me drejtoritë komunale për bujqësi dhe me të gjitha palët që do të përfshihen në fushatën e sivjetme. Pas takimit ne do të formojmë edhe komisionet qendrore për ta monitoruar fushatën e korrje-shirjeve”, thotë Behramaj, për Radio Kosovën.

Sipas Behramajt, Ministria e Financave, ka filluar ekzekutimin e pagesave direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë me nga 100 euro për hektar. “Përfitues janë gjithsej 8 mijë e 664 fermer. Ndërsa, të refuzuar për shkak të deklarimit të rrejshëm të sipërfaqeve të mbjella dhe kontesteve të ndryshme, janë gjithsej 916 fermerë. Mirëpo, për shkak të adresimit të ankesave të tyre, në proces të kontrollit janë ende edhe 118 fermerë”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vlera e përgjithshme e subvencioneve për sipërfaqet e mbjella me grurë është 3 milionë e 663 mijë e 713 euro. Ndërkohë, sipërfaqe të mbjella me grurë, gjatë këtij viti, janë 83 mijë e 85 hektarë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.