ICK – shtëpia e inovatorëve kosovarë

17:43 / 28.06.2012
Forca lëvizëse dhe qëllimi kryesor pas hapjes së Innovation Centre Kosovo (ICK) është nevoja për krijimin e vendeve të punës sidomos në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit duke mbështetur ndërmarrësit në krijimin e kompanive të suksesshme. ICK-ja mes tjerash do të ofrojë edhe shërbime të inkubimit dhe të zhvillimit të bizneseve, si dhe trajnime cilësore në ambiente moderne.

Zhvillimi i ideve të reja të biznesit nga inovatorët kosovarë tashmë mund të bëhet më lehtë përmes qasjes në zyrat e Innovation Centre Kosovo (ICK) që u inaugurua solemnisht të enjten në praninë e drejtuesve të Qeverisë së Kosovës, diplomatëve nga Norvegjia dhe donatorëve të huaj që në Kosovë i mbështesin bizneset e sapo nisura, bizneset e vogla dhe ato të mesme.

Hapja e Innovation Centre Kosovo është një hap i rëndësishëm në ngritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë që çdo vit hyjnë në tregun vendor të punës.

Ceremonia inauguruese e Innovation Centre Kosovo filloi me fjalët Astrid Green – kryetares së bordit të ICK-së. Zonja Green tha se ICK-ja tashmë ka lënë shenjë në tregun kosovar të punës duke kontribuar në krijimin e punëve përmes trajnimeve dhe punëtorive praktike.

“Në inkubator aktualisht i kemi 11 ekipe me 33 anëtarë, 7 ekipe janë përzgjedhur përmes ftesës së parë publike për aplikim me ide biznesi kurse 4 ekipe janë përzgjedhur si fitues të dy edicioneve të Startup Weekend Prishtina të organizuara në dhjetor 2011 dhe maj 2012”, tha zonja Green duke shtuar se ekipi i dymbëdhjetë i është bashkangjitur ICK-së të mërkurën një ditë para hapjes së Innovation Centre Kosovo.

“Njerëzit kanë nevojë për resurse që i ofron qendra në mënyrë që ti bëjnë realitet idetë e tyre të biznesit dhe që përmes këtij procesi të krijojnë vende të reja pune”, tha Green duke falenderuar Ministrinë norvegjeze të Punëve të Jashtme për financimin e ICK-së. Ajo poashtu falënderoi Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) bashkë themeluese e ICK-së dhe Crimson Capital partnerin kryesor bashkëpunues për ndihmën e dhënë në themelimin e qendrës.

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, i pranishëm në inaugurimin e ICK-së, tha se kjo qendër inovative ka për qëllim të përkrah ndërmarrësinë, inovacionet dhe zhvillimin e bizneseve përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

“Inovacioni nënkupton përfshirjen e koncepteve dhe ideve të reja me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe produkteve. Si i tillë inovacioni është pjesë e kapitalit njerëzor dhe një ndër parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik të një vendi”, tha kryeministri Thaçi . Ai mes tjerash sqaroi se një qeveri mund të ngrisë gjendjen materiale të qytetarëve vetëm nëse angazhohet edhe në përmirësimin e gjendjes së arsimit, përkrahjen e inovacioneve dhe ndërlidhjen e tyre me tregun e punës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të platformës së zhvillimit ekonomik e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe sektorit privat si dy prioritete strategjike kësaj. Prandaj themelimi i Qendrës Inovative të Kosovës është në përputhje me prioritete e Qeverisë dhe do ta ketë përkrahjen e plotë”, tha kreu i ekzektuvit kosovar.

Sipas Kryeministrit Thaçi, ICK-ja duke ofruar shërbime të monitorimit, këshillimit dhe trajnimit në fushën e ndërmarrësisë dhe të menaxhimit, do të ndihmojë ndërmarrësit e rinj në zhvillimin e aftësive afariste që kërkohen në sektorin privat.

“Në këtë mënyrë Qendra Inovative e Kosovës do të ndihmojë në përshtatjen e shkathtësive afariste dhe të tregut të punës. Po ashtu, do të ndihmojë në zhvillimin e produkteve, proceseve të reja dhe aftësive konkurruese. Përmes kësaj do të ndihmojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të qëndrueshme të porsaformuara dhe atyre ekzistuese”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:55 / 23.05.2013
Paris Hilton

Paris Hilton ta riprovojë veten në muzikë

Paris Hilton pritet të ketë një shans të dytë për të shijuar sukses në top lista, pasi ka nënshkruar marrëveshje muzi...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
15:09 / 23.05.2013

Banka Botërore përgëzon KEK-un për punën

Një delegacion i larte i Bankës Botërore i udhëhequr nga Gino Alzetta, Drejtor Ekzekutiv qe përfaqëson Kosovën ne konsti...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.