SharrCem: Ndërprerja e rrymës, problem teknik i brendshëm

11:13 / 13.07.2012
Fabrika e çimentos “SharrCem” ka njoftuar se pas analizave të bëra nga ekspertët teknik të fabrikës, është konkluduar se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë datës 10 korrik 2012, ka qenë një problem teknik i rrjetit të brendshëm e jo ndërprerja e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës.

SharrCem ka shprehur keqardhje për çdo keqkuptim dhe për reagim të ngutshëm, i cili sipas tyre, ka rrjedhur si pasojë e sulmeve të kohëve të fundit.

“SharrCem mbetet i përkushtuar që të kryejë pjesën e obligimeve të saja që dalin nga kërkesa për vendosje të masave mbrojtëse, duke u zotuar edhe njëherë të respektojë në përpikmëri të gjitha pikat e vendimit, përfshirë edhe mos ngritjen e çmimit, prandaj pohimet e akterëve të ndryshëm për rritje të çmimit nuk qëndrojnë. ‘SharrCem’ vazhdon të përmbushë misionin e saj për të qenë edhe më tej njëri ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë, por edhe duke vazhduar të plotësojë të gjitha obligimet e saj ndaj më shumë se 500 të punësuarve, si dhe duke qenë shembull në implementimin e parimeve të përgjegjësisë shoqërore korporatave”, thuhet në reagimin e kësaj fabrike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.