Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë bëhen një

16:03 / 3.08.2012
Çdo veprim sindikal i Policisë së Kosovë do të gjej solidaritet nga punonjësit e Policisë së Shqipërisë, madje edhe në aspektin ekonomik-social janë tashmë të obliguara ta përkrahin njëra-tjetrën. Kjo pasi që sindikatat e Policisë së të dyja vendeve të premten kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi-Hoxha, ka thënë se bashkëpunim mes dy vendeve ka tashmë dy vite, por me këtë marrëveshje janë konkretizuar gjërat. “Pas një bashkëpunimi shumë të mirë dhe mbështetje reciproke kemi arrit një marrëveshje në muajt që shkojnë, që përveç bashkëpunimit që kemi të bëjmë një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që dy sindikatat e të dyja shteteve të jenë më afër njëra tjetrës në kuptimin e asaj të zhvillimit të bashkëpunimit, të interesave sociale, të interesave të punonjësve dhe në përgjithësi të interesit si sindikata simotra me një hap më të shpejtë të shkojmë drejt instancave ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Njëjtë është shprehur edhe Safetin Fishta, kryetar i sindikatës së punonjësve të Policisë së shtetit të Shqipërisë.

Ai ka thënë se të dyja palët do të mbështesin njëra tjetrën edhe në aspektin ekonomik-social. “Shprehja e këtij bashkëpunimi do të jenë ato marrëdhënie të cilat do të jenë të vazhdueshme, jo vetëm midis kryesive, por midis anëtarëve të gjithë sindikatave tona. Do shkëmbejmë përvoja, eksperienca, do mbështesim edhe në aspektin ekonomik-social sido që të lind nevoja për njëri tjetrin”, tha Fishat.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, të dyja palët bien dakord të ndihmojnë njëra tjetrën në zhvillimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke midis tyre, si dhe të marrin pjesë në veprimtari të përbashkëta sindikale në mbrojtje të interesave të anëtarësisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.