Kriza ekonomike, njerëzit shesin dhëmbët dhe flokët

16:11 / 17.08.2012
Gjithçka në ankand. Kur portofoli mbetet bosh, përveç pakësimit të shpenzimeve të mëdha mendohet edhe për të eliminuar ato që zotërojmë. Lamtumirë bizhuteri të gjyshes, madje edhe dhëmbë online në shitje për pak para më shumë. E nëse nuk mjaftojnë? Për disa, zgjidhje është edhe shitja e flokëve. Pasi vetëm këto pjesë njerëzore lejohen për t’u shitur. Saktësisht online. Duke përbërë shtysë për lindjen e një tregu të ri të hedhurinave. Dhe nuk mungojnë sidomos dhëmbët e qumështit të fëmijëve.

Etsy.com është një lloj siti si Ebay, por më i kollajtë. Aty vihen në shitje objekte me çmime shumë të lira. Të ardhurat janë nga 20 qindarka për çdo lajmërim të publikuar deri në 3.5 për qind mbi çmimin final të blerjes. Që nga 2005 ky sit numëron 5 milionë përdorues.

Para ca vitesh gjendeshin dhe prodhime të ndaluara si; helme, drogëra, kocka etj. Por më pas u detyruan t’i heqin. Në shumë raste prodhimet janë hequr, pasi ‘ishin ilegale’, disa sepse thjesht ‘nuk i përgjigjeshin shpirtit të Etsy’, shkruan gazeta Corriere Della Sera.

Tani ka në shitje dhëmbë njerëzorë, por jo kocka. Flokët janë ndër produktet më të kërkuara. Për parruke dhe extension. Shumë në rritje është edhe sektori i lëkurëve të kafshëve: me një kuotë mujore prej pak eurosh adopton një dele apo kafshë me qime të gjatë dhe çdo muaj merr prej tyre një pako me peliçen e kafshës së zgjedhur. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:16 / 21.05.2013
Lindsay Lohan

Telashet për Lohan s’kanë të ndalur

Lindsay Lohan po akuzohet në vlerën e 5 milionë dollarëve nga kompania e veshjeve D.N.A.M. Apparel Industries, që thotë s...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.