BERZH-i shikon mundësit për financim në infrastrukturë

15:47 / 11.12.2012
Ministri i Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, u takua me Manish Vasistha dhe Alexandry Chirmiciu nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky delegacion është duke i bërë një vizitë Republikës së Kosovës, vizitë kjo e para e një delegacioni të tillë pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Në takim ministri Fehmi Mujota me delegacionet e BERZH-it, i njoftoi me punët dhe projektet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka prezantuar një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore, si ndërtimin e Autostradave, ndërtimin e rrugëve, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës, si dhe projektet thera në fushat e përgjegjësitë e kësaj ministrie.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it, u zotuan se do të analizojnë të gjitha projektet dhe nevojat e Kosovës, në lëmine e Infrastrukturës.

Duke qenë takimi i parë zyrtar pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion financiar, palët u dakorduan që të vazhdojnë që të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha drejtimet me qëllim të përftimit dhe mbështetjes më të gjerë të BERZH-it, në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit tonë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.