Kosovës i duhet prodhimi

15:01 / 28.12.2012
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari – Lila në kuadër të vizitave të saj nëpër biznese, vizitoi sot Fabrikën e Gypave të Çelikut “NewCo IMK” në Ferizaj, e cila shënon edhe fundin e vizitave të bizneseve për vitin 2012.

Ministrja Mimoza Kusari - Lila u njoftua me procesin, inovacionet dhe sfidat e kësaj fabrike, e cila konsideroi këtë fabrikë si storie suksesi për prodhimin dhe eksportin e tyre. “Është kënaqësi të shohësh një prodhim të industrisë së rëndë, siç është kjo e metalurgjisë, e cila dëshmon kapacitetet e Kosovës për eksport. Kjo fabrikë 98 për qind të prodhimit e eksportojnë në pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Si politikëbërëse, kjo fabrikë na inkurajon edhe më tepër për të parë mundësitë të kemi më tepër storie suksesi si kjo fabrikë, theksoi ajo, duke thënë se është inkurajues fakti se një prodhim kualitativ në Kosovë mund të eksportohet”, tha Kusari - Lila.

Ndërsa, sipas Arianit Vllahiut, drejtor i Fabrikës IMB tha se sfidë është transporti, rryma elektrike si dhe gjetja e materialit me çmim më të favorshëm. Vllahiu tregoi se këtë vit fabrika që ai drejton e ka rritur eksportin në 50 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

Fabrikave e Gypave është një nga ndërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore në industrinë e prodhimit të tubave dhe profileve të çelikta me saldim. E themeluar në vitin 1972, kjo fabrikë ka arritur të prodhojë më shumë se 12.000 km (apo 1,300.000) tuba për sisteme të ndryshme të ujësjellësve, gazsjellësve dhe naftësjellësve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me sektorin privat, duke e vendosur si objektiv kryesor për vitin 2013 mbështetjen e sektorit privat. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:28 / 19.06.2013
Adrian Gaxha

Të premtën klipi “Kjo Zemër” nga Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Floriani të premtën do të publikojnë edhe videoklipin e tyre të ri, atë të këngës “Kjo Zemër”.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.