Coca-Cola gëzon fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë

16:45 / 28.12.2012
Coca-Cola për të dytin vit me radhë në Kosovë ka organizuar Karvanin e Vitit të Ri, i cili njëkohësisht është traditë që organizohet nëpër shumë shtete të botës për vite me radhë. Karavani ka qenë prezent në Kryeqytet më datën 20 dhe 21 dhjetor, tek Sheshi New Born dhe përveç shfaqjes së përgatitur nga aktorët profesionist, fëmijët të cilët kanë qenë prezent kanë pranuar një dhuratë nga Coca-Cola për festat e fundvitit.

Karavani përveç argëtimit të fëmijëve të qytetit, këtë vit ka dedikuar një pjesë edhe për qëllime bamirësie. Fëmijët të cilët kanë vizituar Karavanin, kanë dhuruar lodrat e tyre dhe librat për fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë në këndin e punuar enkas për këtë çështje.

Përfaqësues të Coca-Cola kanë vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa vizita ka qenë vazhdimësi e projektit dhe përveç lodrave të cilat fëmijët i kanë sjellë tek Karavani, Coca-Cola ka ndarë buxhet me të cilin fëmijëve të SOS Fshatrave ju ka dhuruar Libra, Materiale Shkollore si dhe Lodra tjera për më të vegjlit.

Gjatë vizitës Zonja Albana Zogu, Kordinatore për Mbledhjen e Fondeve në SOS, falënderoi Coca-Colan për mbështetjen e dhënë për vite me radhë këtij institucioni.

Coca-Cola ju uron festat e fundvitit dhe ju dëshiron çdo të mirë në 2013!. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
10:36 / 20.05.2013

Pattinson dhe Stewart ndahen?

Mediat britanike raportojnë se Robert Pattinson dhe Kristen Steward i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se tr...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
10:56 / 20.05.2013
Foto: Zëri

Kush e shet “Voçarin”, AKP apo Mihajloviq?

Prona e ndërmarrjes shoqërore “Voçar” e cila është e regjistruar në Agjencinë kosovare të Privatizimit (AKP) në li...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.