Inkasim rekord i të hyrave nga tatimi në pronë

14:51 / 10.01.2013
Komuna e Ferizajt, vitin e kaluar ia ka dalë që të grumbulloj 1.2 milion euro nga të hyrat e tatimit në pronë, shifër kjo rekorde krahasuar me të hyrat e viteve të mëparshme. Zyrtarët komunalë kanë thënë të enjten se kjo është një tregues i mirë i një bashkëpunimi mes institucioneve dhe taksapaguesve ferizajas.

"Mund të themi se është rritje rekorde. Mbi 1.2 milion euro janë inkasuar, që do të thotë 10 për qind më shumë se në vitin 2011. Sipas kësaj rezulton se për 3.8 për qind është tejkaluar edhe plani i tatimit. Si drejtori jemi të kënaqur, ndërsa mund të vlerësoj me këtë rast se Ferizaj është ndër komunat më të mira sa i përket inkasimit të të hyrave, veçan tatimit në pronë" ,ka thënë Mustafë Grainca, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.

Ndonëse ende nuk ka ndonjë rangim zyrtar nga Departamenti i Tatimit në Pronë, zyrtarët kanë thënë se për këtë performancë, presin të fitojnë ndonjë grant stimulues, nga donatorët e ndryshëm, i cili do të ndihmonte në rritjen e planeve investuese.

Ndryshimet e ligjit mbi tatimin në pronë, gjatë këtij viti do të sjellë rritje të hyrave nga tatimi në pronë, nga shkaku se ka ardhur deri tek rritja e normës tatimore për objektet e banimit rezidencial e jorezidencial, nga 0.05 për qind në 0.15 për qind, rritje në kufij minimal e që i bie të jetë diku 66 për qind.

"Të gjitha analizat tona thonë se gjatë këtij viti do të mund të grumbullohen rreth 1.6 milion euro, apo mbi 300 mijë euro më shumë", ka deklaruar Grainca, raporton Kosovapress. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.