Të hyrat po rriten

9:26 / 18.01.2013

ATK ka një trend të vazhdueshëm pozitiv të rritjes së të hyrave nga deklarimet vullnetare. Kemi vendosur mekanizma për ta luftuar korrupsionin brenda radhëve tona. ATK nuk është selektive në mbledhjen e taksave ka thënë drejtor i përgjithshëm i ATK-së Behxhet Haliti.

Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti ka thanë se ATK-ja ka një trend të vazhdueshëm pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore ndër vite. Në vitet e fundit sipas tij, kanë pasur një rritje prej 10 për qind. “Në tre vjetët e fundit të shprehura me numra të hyrat tatimore janë 284 milionë në vitin 2012, 261 milionë në vitin 2011 dhe 221 milionë në vitin 2010. Kjo ngritje është si rezultat i planifikimi të mirëfilltë, rritjes së bashkëpunimit me agjencitë e tjera, menaxhimit dhe punës ekipore të stafit të ATK’së”.

Kurse sa u përket borxheve ai thotë se për ta është një sfidë e trashëguar dhe akumuluar vite me radhë. “Brenda ATK-së kemi funksionin mbledhjes së detyrueshme, e cila ka kryer mbi 76,000 aktivitete dhe ka grumbulluar rreth 37 milionë euro apo 5 milionë më shumë se vitin e kaluar. Krahas vjeljes së parave, aktivitetet e saj përfshijnë njoftime të tatimpaguesve, bllokimet në banka, Thesar, Dogana, regjistrimet e barrëve tatimore në kadastër, Regjistrin e Pengut, e shumë aktivitetet të tjera të sforcuara të dhëna me ligj”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë të ditur se edhe nga pjesa veriore e Mitrovicës kanë një numër të caktuar të tatimpaguesve të cilët deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas legjislacionit tatimor kosovar. “Ky numër është zvogëluar me rastin e shpalljes së pavarësisë, mirëpo kemi tendencë në rritje të interesimit në vitin e fundit”. /Express/Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.