Greqi, protestojnë punëtorët e metros

9:51 / 25.01.2013

Policia speciale e Greqisë ka ndërhyrë në një depo të metros në kryeqytetin Athinë, ku punëtorët grevistë ishin barrikaduar, në shenjë të protestës kundër masave të kursimeve.

Së paku 10 punëtorë janë arrestuar, ndërsa ka raporte se një femër është lënduar lehtë. Ndërhyrja para agimit të sotëm u në pasi qeveria e ka urdhëruar policinë që ta përfundoj grevën tetë ditorë.

Dje qeveria ka kërkuar mobilizim civil të punëtorëve që ishin në grevë.

Ata që refuzojnë të kthehen në punë ballafaqohen me mundësinë e përzënies nga puna e bile edhe me arrest. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.