Kosova, ky shtet “toksik”

16:05 / 30.01.2013
Ndotësit kryesorë të mjedisit në Kosovë konsiderohen të jenë KEK-u, Ferronikeli dhe Sharrcemi. Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deklarojnë t’i ketë detyruar këta ndotës të ambientit t’i vendosin filtrat.

“Sharcemi i ka vendosur filtrat. KEK-u deri në fund të vitit pritet të kompletojë vendosjen e filtrave”, ka deklaruar për Telegrafin Dardan Gashi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ai ka thënë se ministria që udhëheq, ka vënë edhe gjoba për disa nga ndotësit, lëndët e të cilave po zvarriten nëpër gjykata. “Viteve të fundit kemi një përmirësim, duke marrë parasysh se kemi filluar edhe me heqjen e licencave. Jemi avancuar edhe për sa i përket legjislacionit. Në këtë na ka ndihmuar edhe Ministria e Drejtësisë, me futjen në Kodin Penal të ligjit ‘Për krime ndaj mjedisit’”, thekson ministri Gashi.

Eksperti për çështje të energjetikës dhe ambientit, Luan Shllaku, vlerëson se ndotja në Kosovë është shumëdimensionale dhe se janë shumë burime që shkaktojnë këtë ndotje. Por, dominon ndotja që vjen nga burimet industriale, sidomos nga operatorët e mëdhenj, si: termocentralet Kosova A dhe B, Ferronikeli, Sharrcemi etj.

“Tashmë dihet se një numër shumë i madh i popullatës që jeton në një diametër të gjerë rreth termocentraleve (në Kastriot), por edhe Ferronikelit (Drenas) dhe Sharrcemit (Hani i Elezit) është i sëmurë nga sëmundjet respiratore, filluar nga më të lehtat e deri tek ato më të rënda. Studimet e bëra në dispanserinë e Kastriotit thonë se çdo i treti banor dhe punëtor është i prekur nga këto sëmundje”, ka thënë Shllaku për Telegrafin.

Sipas tij, zonat me të prekura nga ndotja janë Kastrioti dhe Prishtina, meqë kjo e fundit gjendet vetëm 3-4 kilometra larg termocentraleve. Në këtë kategori hyjnë edhe Drenasi me fshatrat përreth, Hani i Elezit, si dhe Mitrovica. Ndonëse Trepça nuk punon me të gjitha stabilimentet e saja, metalet e rënda janë të shtresuara në tokë që moti dhe ato vazhdojnë të jenë të rrezikshme për shëndetin e popullatës së Mitrovicës me rrethinë.

“Institucionet vazhdojnë të kënaqen kur aprovohet një ligj i ri mjedisor dhe mendojnë se kjo është mjaft për fillim. Ose, vazhdojnë të kënaqen kur bëjnë ndonjë matje dhe konstatojnë se niveli i ndotjes është ai që është. Thuajse matjet janë qëllim i vetvetes. Le të thonë se cili ka qenë aksioni konkret i ndërmarrë pasi që matjet që bënë treguan se ndotja është e madhe në ndonjë vend të caktuar. Institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të mbytura në letrat që i prodhojnë dhe nuk dalin fare në terren për të ndërmarr diçka konkrete në avancimin e cilësisë së mjedisit. Bile edhe letrat i kanë shpesh ‘dallash’”, shprehet Shllaku.

Ai thotë se Kosova nuk ka problem me legjislacionin - meqë është i harmonizuar me BE-në - por, me faktin se ky legjislacion nuk aplikohet. “Ky është problemi jonë më madhor me institucionet qeveritare”, thotë Shllaku. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:54 / 18.05.2013
Heidi Klum

Heidi Klum e lë fundjavën për fëmijët

Supermodelja gjermane, Heidi Klum, thotë se fundjavën zakonisht ua dedikon fëmijëve të saj, që të kalojë më shumë koh...
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.