Toyota tërheq edhe 1 milion automjete nga tregu

16:44 / 30.01.2013

Gjigandi japonez i automobilistikës, Toyota, ka tërhequr nga tregu 1 milionë automobila që i kishte shitur Amerikës si pasojë e airbagëve defektoz dhe fshirëseve të xhamave që nuk funksionojnë në rregull në ditë dimri me borë.

Sipas deklaratës së kompanisë, rreth 752 mijë automobila të modeleve Corolla dhe Corolla Matrix, janë tërhequr nga tregu për shkak të airbag-ëve dhe 270 mijë Lexus IS janë marrë mbrapsht si rezultat i fshirëseve defektoze të xhamave.

Toyota e cila ka një treg më të madh edhe se kompania amerikane General Motors në SHBA, edhe vitin e kaluar kishte tërhequr nga tregu rreth 10 milionë makine për shkak të problemeve të ndryshme.

Në deklaratë bëhej e ditur se automjetet e thirrura mbrapsht kanë qenë shitur rreth viteve 2003-2012. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.