Banka RBS do të paguaj 610 milionë dollarë gjobë
Banka Mbretërore e Skocisë (RBS) do t’i paguajë rregullatorëve financiarë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe mbi 610 milionë dollarë gjobë, për shkak të rolit të saj në manipulimin e normës globale të interesit. Ajo është banka e tretë e madhe që kapet në një skandal të tillë ndërkombëtar.
Në skandalin me norma të interesit kanë qenë të përfshira edhe banka LIBOR e Anglisë dhe UBS e Zvicrës. /Telegrafi/