Një milion euro për ujitjen e tokave bujqësore

15:57 / 12.02.2013
Thatësia, që mund të mbretërojë gjatë këtij viti, nuk pritet të jetë edhe shumë problem për shumë toka bujqësore. Ministria e Bujqësisë, sivjet do të investojë në sigurimin e ujit për ujitjen e tokave bujqësore, në shtrirjen e sistemit për ujitje në sipërfaqe sa më të mëdha dhe në menaxhimin e suksesshëm dhe afatgjatë të sistemeve të ujitjes. Për këtë qëllim, kjo ministri ka ndarë një fond prej një milion eurosh, përmes të cilit synon shtimin e prodhimtarisë, rritjen e cilësisë dhe rritjen e aftësive konkurruese të prodhimeve bujqësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tha se zhvillimi i bujqësisë nuk mund të arrihet pa shfrytëzimin racional të pasurive ujore dhe pa vendosjen, rehabilitimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së ujitjes.

“Gjendja teknike e një pjesë të madhe të infrastrukturës së ujitjes nuk është e mirë. Pendët, rezervuarët e ujit, stacionet e ujitjes, pompat, kanalet dhe gypat kanë nevojë për rehabilitim, për ndërtime të reja dhe për mirëmbajtje të rregullt. Zhvillimi i bujqësisë intensive dhe konkurruese, në kushtet ekonomisë se tregut të lirë, është i pamundur pa zhvillimin e sistemit të ujitjes, prandaj sivjet për dallim nga vitet e kaluara, përmes granteve investive do t’i përkrahin me një milion euro edhe projektet individuale të fermerëve, sipërfaqja e të cilëve duhet të përfshijë minimum 2 hektarë”, tha zëdhënësi Behramaj.

Ai tregoi se kostoja minimale e investimeve të pranueshme është 5 mijë euro dhe maksimalja 100 mijë euro. Thirrja për aplikim, e cila do të bëhet ditëve në vijim, sipas tij, do të jetë e hapur 65 ditë nga dita e publikimit, derisa investimi duhet të realizohet në afat prej 120 ditësh nga data e aprovimit të projektit nga komisionet përkatëse.

Nga kjo masë do të përfitojnë fermerët, grupet dhe shoqatat e ndryshme të fermerëve, shoqatat e ujitjes, të cilët në projektet e tyre do të mbështeten në masën prej 80 për qind nga Ministria e Bujqësisë, derisa pjesa tjetër do të jetë vetëfinancim. Përmes këtyre investimeve synohet të rehabilitohet dhe modernizohet infrastruktura ekzistuese e ujitjes, të bëhet hapja e puseve, ndërtimi i rezervarëve për ujitje, kyçja në kanale të furnizimit publik, blerja e pompave dhe pajisjeve përcjellëse, shtrirja e rrjetit të gypave për sistemin e shpërndarjes së ujit, hapja dhe ndërtimi i kanaleve sekondare për ujitje, etj.

Përmes investimeve kapitale të deritashme, që arrijnë në rreth 5 milionë euro, Ministria e Bujqësisë ka arritur të përfshijë nën ujitje rreth 18 mijë hektarë të rinj të tokës bujqësore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.