TVim arrin 10.000 përdorues

14:53 / 5.03.2013
IPKO ka njoftuar të martën se inovacioni i saj i fundit digjital - TVim tani ka arritur tek më shumë se 10.000 përdorues, të cilët janë qasur në shërbim për të shikuar 20 kanale të ndryshme televizive. Me TVim, kompania IPKO përdoruesve të saj u mundëson shikimin e kanaleve të preferuara të televizionit digjital nga telefonat e mençur mobil, tabletët, laptopët, ose kompjuterët personal.

Aplikacionet mobile të TVim për sistemet operative të Google, Android dhe Apple, AppStore janë shkarkuar nga më shumë se 22.000 përdorues të telefonave të mençur mobil dhe kompjuterë tablet që bazohen në këto platform mobile.

Ndërsa, vetëm dy ditë pas debutimit të aplikacionit në dyqanin virtual të Apple, TVim ka kryesuar listën e aplikacioneve më të shkarkuara në AppStore, duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar për iPhone dhe iPad në Shqipëri dhe Maqedoni.

“Interesimi i përdoruesve për TVim është i jashtëzakonshëm” ka thënë Blaz Umek, menaxher i produktit për TVim në IPKO. “Dhe kjo është një arsye shtesë e cila do të na shtyjë të punojmë edhe më shumë për të sjell befasi dhe funksione të reja në TVim, të cilat me siguri se do të pëlqehen shumë nga përdoruesit tanë”.

Për ta shënuar suksesin e TVim, IPKO ka shpërblyer përdoruesin e saj të 10.000-të, Enis Halimi nga Ferizaj, i cili për një vit do të marrë abonim falas në TVim.

Regjistrimi në platformën televizive të TVim mund të bëhet online në faqen tvim.tv (me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin), apo përmes shkarkimit pa pagesë të aplikacioneve mobile për sistemet operative Apple iOS dhe Google Android. Abonentët e TVim mund ta përdorin shërbimin plotësisht pa pagesë deri më 31 mars 2013.

IPKO është platforma e vetme e televizionit kabllor digjital në Kosovë e cila ofron 130 kanale televizive, 18 prej të cilave janë në formatin High Definition, dhe vijnë si kombinim i kanaleve më të mira televizive që ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, me kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.