Nesër protestë kundër KEK-ut

16:26 / 5.03.2013
Të mërkurën, në orën 12:00 para ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë do të organizohet protestë gjithëpopullore, për të kundërshtuar faturat e fryra të energjisë elektrike të muajit janar dhe parregullsitë tjera që ka ndodhur në këtë rast.

Grupi i qytetarëve të organizuar ftojnë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë, duke thënën se përveç faturave menaxhmenti i KEK-ut ka larguar nga puna punëtorë të pafajshëm duke amnistuar kështu vetveten. Ata thonë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik asnjëherë nuk i ka pranuar në takim.

Teuta Hoxha, që ka folur në emër të këtij grupi ka thënë se arsyet që po protestojnë janë të njëjtat që kanë qenë, veçse u shtohet edhe padrejtësia që iu është bërë punëtorëve të thjeshtë, duke i larguar nga puna. “Arsyet tona që protestojmë janë po të njëjtat që kemi protestuar edhe më herët, pasi që kërkesat tona dhe të qytetarëve nuk janë përmbushur as përafërsisht. Përkundër raportit të ZRrE-së që është i njëjti me dyshimet që qytetarët i kanë pasur me vjedhjet dhe hajnit nga ana e KEK-ut, KEK-u nuk i ka ndaluar shkyçjet e qytetarëve edhe sikur të mos ishte e mjaftueshme dëmi që u kanë shkaktuar qytetarëve ata kanë vazhduar edhe me largimin e punëtorëve të thjeshtë ku janë larguar 6 punëtorë dhe për mbi 100 prej tyre u janë shqiptuar vërejtje më shkrim”, ka thënë ajo.

Hoxha ka thënë se më këtë është bërë padrejtësi dhe sipas saj, menaxhmenti i KEK-ut, i cili ka fajet për faturat e janarit, ngase japin urdhra, po e amniston vetveten. “Këta qytetarë dhe punëtorë të KEK-ut janë punëtorë të thjeshtë të nivelit të mesëm dhe si të tillë vetëm sa i kanë zbatuar urdhrat e urdhërdhënësve të cilët po ashtu vazhdojnë të jenë punëtorë të KEK-ut përkundër se dëmi është shkaktuar nga ta. Këto parregullsi që kanë ndodhur nuk janë raste të izoluara por janë raste që kanë ndodhur në gjithë Kosovën, që do të thotë janë të planifikuara, dhe përgjegjësia është pikërisht tek menaxhmenti sepse me shpërndarjen e fajit tek këta qytetarë e ka amnistuar vetveten”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse si grupi i qytetarëve të organizuar kanë pasur takim me zyrtarët e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ajo thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Madje thotë se të gjitha informatat për rastet e tyre i marrin përmes mediave. “Çdo takim me neve është refuzuar, madje është refuzuar me dal edhe mu taku me qytetarët e Kosovës, edhe ne të gjitha raportet që i marrim i marrim përmes mediave asgjë nuk na adresohet neve”, ka thënë ajo.

Kërkesat e tyre që nga fillimi janë mungesa e dhënies së përgjegjësisë nga zyrtarë të KEK-ut dhe Qeverisë për keqtrajtim të konsumatorëve, me mos ndëshkimin e asnjë zyrtari përgjegjës për këtë tentim hajnie të kapur në flagrance, me shpërfilljen institucionale për rishikimin e politikave tarifore të energjisë elektrike që rezultuan me faturat më të shtrenjta në rajon për konsumatorët kosovar. Me shpërfilljen e premtimit të dhënë publikisht nga ministri për Zhvillim Ekonomik, Drejtori i KEK-ut dhe ZRRE-ja, që konsumatorët nuk do të penalizohen bazuar në faturat të janarit, me aksionin e fundit te KEK-ut për shkyçjen e konsumatorëve të shumtë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.