APIK-u prezanton mundësitë për investime në Hanover

16:28 / 11.03.2013
Agjencia për Promovimin e Investimeve (APIK), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka marrë pjesë në Panairin për Teknologji Informative “CeBIT”, me datë 5 deri më 9 mars 2013, ku janë prezantuar potencialet e Kosovës për investime, si dhe bashkëpunimi në sektorin e Nënkontraktimit të Proceseve Biznesore (Business Process Outsourcing).

Panairi CeBIT organizohet në Hanover të Gjermanisë dhe është një ndër panairet më të mëdha të sektorit të Teknologjisë Informative. Në këtë panair nga Kosova kanë marrë pjesë STIKK (Shoqata e Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës) dhe kompanitë nga Kosova, të cilat ofrojnë shërbime për kompanitë e huaja në sektorin e BPO-së, Rrota, Adaptivit dhe Ion.

Në panairin CeBIT çdo vit prezantojnë mbi 4000 kompani nga 100 shtete dhe vizitohet mesatarisht nga më shumë se 135.000 vizitorë nga 130 shtete. Gjatë këtij panairi shtandin e APIK-ut e kanë vizituar një numër i konsiderueshëm i vizitorëve të cilëve iu janë prezantuar përparësitë që ofron Kosova në sektorin e Teknologjisë Informative. Përfaqësuesit e APIK-ut janë takuar edhe me përfaqësues të shoqatave të Sektorit të Teknologjisë nga shtete të ndryshme për të shikuar mundësitë të organizimit të takimeve në mes të bizneseve në të ardhmen.

Panairi është vizituar edhe nga Ministri Federal i Ekonomisë dhe Teknologjisë të Gjermanisë i cili u takua me përfaqësuesit e kompanive Kosovare, te cilat gjatë panairit kanë pasur takime të frytshme të cilat besojmë se shpejti do të rezultojnë me realizimin e kontratave për bashkëpunim me kompanitë e huaja.

Vizita në panairin e CeBIT-it është organizuar nga STIKK në mbështetje nga SIPPO, GIZ dhe Ministria e Punëve të Jashtme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.