Mbështet projektet energjetike

16:42 / 11.03.2013
Banka Botërore ka ritheksuar mbështetjen e fuqishme për projektet energjetike në Kosovë. Kjo është pohuar pas takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj zhvilloi sot me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor Ellen Goldstein.

Ministri Besim Beqaj tha se me drejtoreshën e Bankës Botërore është diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe fushat që ka definuar Strategjia e Bankës Botërore për bashkëpunim me Kosovën. “Siç e dini për herë të parë kemi një Strategji që është në një fazë të rëndësishme të implementimit të saj dhe Banka Botërore ka qenë përkrahëse e fuqishme e projekteve tona”, tha ai.

Ai ka njoftuar zyrtaren e BB-së për zhvillimet e fundit energjetike dhe privatizimin e Distribucionit, proces i cili është realizuar sipas rregullave të Bankës Botërore, IFC si këshilltar të transaksion, që janë përkujdesur për ligjshmërinë e këtij transaksioni dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të këtij transaksioni. “Njëkohësisht e njoftova për aktivitetin që jemi duke bërë në drejtim të shpalljes së ftesës për oferta që do të bëhet deri në fund të këtij muaji, ftesë e cila do të mundësojë që ne të vazhdojmë me procedura të përbashkëta për të nderuar TC Kosova e Re”, tha ministri.

Beqaj bëri të ditur se nga takimet që këshilltarët transaksionit kanë pasur me kompanitë me renome ndërkombëtare si PPC – Cithe Global, Park Holdings dhe Countour Global, e cila është në konsulta me një kompani gjermane në fushën e minierave, kanë konfirmuar me shkrim pjesëmarrjen e tyre në projekt.

Nga ana e saj, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor Ellen Goldstein theksoi se mbështetja e BB-së në sektorin e energjisë do të vazhdojë dhe se në vizitën e saj të parë në Kosovë ishte në TC ”Kosova A” ku kishe kënaqësinë të shoh se si Qeveria po i adreson çështjet mjedisore. “E pashë gjithashtu se si instalimi i filtrave të ajrit ka filluar të përmirësojë kualitetin e ajrit për qytetarët e Kosovës. Gjithashtu e pashë se si po konkretizohet edhe mbështetja e BB-së në monitorimin e instalimeve të funksionimit të këtyre filtrave. E pamë edhe projektin të cilin e ka financuar BB që ka të bëjë me pastrimin e hirit tek termocentralet”, tha Goldstein.

Ajo tha se më vonë gjatë këtij muaji do të negociojnë me Qeverinë e Kosovë, brenda kornizës së këtij projekti të pastrimit të hirit dhe të kthimit të tokës në gjendje të mëparshme, për disa masa shtesë në mënyrë që të sigurohemi që të gjitha standardet të përmbushen para se të kalojmë te projekti i ri. “Më lejoni që të përsëris që Banka Botërore mbështet Kosovën për projektin e ri (TC Kosova e Re) i cili edhe vet si projekt është shumë i rëndësishëm në veçanti për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike përmes një teknologjie të pastër, që është në linjë me standardet globale”, tha Goldstein.

Sipas saj, krahas këtij projekti shumë të rëndësishëm për gjenerim të energjisë elektrike BB, brenda Strategjisë së Energjisë do të adresojë edhe dy çështje tjera të rëndësishme; efiçiencën e energjisë dhe zhvillimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë. “Projekti tjetër që është si një projekt që ndërlidhet me projektin për termocentralin e ri, është projekti i ujit, cili siguron ujë të pastër por edhe të mjaftueshëm për qytetarët e Kosovës qendrore, sepse tani për tani kanalet ujore po humbin 50% të sasisë së ujit”, tha Goldstein. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.