Bedri Hamza zgjidhet Guvernator i BQK-së

13:55 / 14.03.2013
Me 58 vota Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Beri Hamzën Guvernator të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kurse kundërkandidati i tij, Gani Gërguri ka marr vetëm 3 vota, kurse 6 vota kanë qenë të pavlefshme.

Pas votimit në Kuvend dhe zgjedhjes së Bedri Hamzës në postin e Guvernatorit të BQK-së vendimi për nënshkrim do t’i dërgohet Presidentes Atifete Jahjaga.

Në votim kanë marrë pjesë 67 deputet, kurse deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes e kanë lëshuar seancën në të cilën është votuar për Guvernatorin e ri.

Hamza para se të zgjidhet Guvernator ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit dhe ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës.

Në garë për Guvernator ka qenë Gani Gërguri i cili ka qenë në këtë pozitë para se të zgjidhet Bedri Hamza. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.