E paguan Gjukaj

10:49 / 16.03.2013
Pak ditë pasi deklaroi se nuk do të japë dorëheqje, Komisioni Qeveritar për Ndërmarrjet Publike dha urdhër për shkarkimin e drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj. Ky komision e detyroi bordin e kësaj ndërmarrjeje që qysh në mbledhjen e parë ta ekzekutojë këtë vendim. Kjo u vendos pas konstatimeve se pati fryrje në faturat e muajit janar. Megjithatë, protestat nuk do të ndalën.

Presioni serioz i qytetarëve të Kosovës ka shkaktuar që Qeveria të marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukajt. Pas shumë protestave dhe reagimeve mediale, Komisioni Qeveritar për Ndërmarrjet Publike urdhëroi Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës ta shkarkojë drejtorin e kësaj korporate qysh në mbledhjen e parë.

Protestat ishin zhvilluar shtatë herë rresht kundër KEK-ut për shkak të fryrjes së faturave të muajit janar. Vendimin për të kërkuar shkarkimin e Gjukajt e ka konfirmuar vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, gjatë referimit në Kuvendin e Kosovës.

Ai deklaroi se ky komision është bazuar në raportin zyrtar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Urdhrin e komisionit e konfirmoi zyrtarisht edhe zëdhënësi i MZHE-së, Gëzim Baxhaku. Ai tha për Express se Komisioni Ndërministror prej ministrave të Ekonomisë, i përbërë nga Besim Beqaj, Mimoza Kusari - Lila, Fehmi Mujota dhe Ramadan Avdiu kanë urdhëruar Bordin e KEK-ut që në takimin e parë ta shkarkojë drejtorin menaxhues të kësaj korporate, shkruan Express.

“Ky është komision qeveritar dhe vendimi për shkarkimin e Gjukajt tashmë është vetëm çështje kohe kur të mblidhet Bordi i KEK-ut”, tha Baxhaku.

Kërkesa vjen pas protestave të vazhdueshme të qytetarëve për fryrje të faturave të energjisë në muajin janar, për çka janë konstatuar edhe lëshime nga korporata.

Mësohet se Bordi i KEK-ut pritet ta ekzekutojë vendimin e pronarit qysh në takimin e parë të javës së ardhshme.

Edhe raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë konstatojnë se rritja e faturave është edhe si pasojë e gabimeve të KEK-ut.

Për çështjen e faturave u fol edhe në Kuvendin e Kosovës.

Me kërkesën e grupit parlamentar të LDK-së, deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan lidhur me faturimin e shpenzimit të energjisë elektrike për muajin janar 2013.

Ky debat u zhvillua pikërisht shkaku i protestave të shumta dhe reagimeve mediale.

Propozuesja e çështjes, deputetja Teuta Sahatçiu kërkoi të merren masa ndaj atyre që kanë kryer gabime dhe në të njëjtën kohë të merren masa parandaluese që të mos ndodhin këto gabime në të ardhmen.

“Nuk është i vetmi problem KEK’u dhe leximi i njehsorëve, por problem janë politikat qeveritare nisur nga shitja e aseteve dhe reflektimi i këtyre politikave në fryrjen e faturave”, ka thënë Sahatçiu. Këto, sipas saj, kërkojnë zgjidhje dhe funksionim të shtetit dhe të institucioneve ashtu siç është kërkuar prej deputetëve dhe prej qytetarëve, në mënyrë që të eliminohet nevoja e zgjidhjes së problemit përmes protestave, sulmeve dhe rrahjeve ndaj punëtorëve të KEK-ut.

Lidhja Demokratike si iniciuese e debatit propozoi që të formohet komisioni parlamentar ad-hoc mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky komision të analizojë procedurën në zhvillimet e lartë përmendura dhe të përgatisë raporte dhe gjithë të gjeturat t’i ofrojë Kuvendit për diskutim brenda afatit trejavor nga data e formimit të tij. Në anën tjetër, vendimi për drejtorin e KEK-ut i ka kënaqur drejtuesit e protestave, por nuk ka ndikuar që ata të ndalen. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë sërish për një jetë më të mirë. Treguan se protestat për një jetë më të mirë nuk përfundojnë.

“Ato nuk duhet ndalen as me shkarkimin e një njeriu e as me zgjedhjen e vetëm një problemi. Kosova ka nevojë për reagime qytetare”, thuhet në deklarimet e organizatorëve. Arben Gjuka, qysh nga viti 2008, e ka drejtuar Korporatën Energjetike të Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Arben Gjukaj
Arben Gjukaj

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.