Gabimet në fatura, me faj të KEK-ut

11:48 / 16.03.2013
Gati në të gjitha ankesat e aprovuara të konsumatorëve, lëshimet janë bërë me faj të shërbimit të Korporatës Energjetike të Kosovës, thuhet në raportin informues për pakënaqësitë e konsumatorëve të krijuara nga faturimet e janarit 2013, të përgatitur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Shumica e tyre, sipas raportit, janë rezultat i gabimeve në leximin e gjendjes nëpër njehsorë.

“Nga 980 ankesat e aprovuara pjesërisht, 384 apo 39.18 për qind ankesa kanë qenë për shkak të gabimeve në lexim, 245 apo 25 për qind për shkak të leximeve jo të rregullta, 191 apo 19.49 për qind kanë qenë për shkak të ndërrimit të njehsorit elektrik, 122 apo 12.45 për qind për shkak të mos qasjes së punëtorëve të KEK‐ut në pikën matëse, 18 apo 1.84 për qind për shkak të regjistrimeve të reja (lidhjeve të reja), dhe 20 apo 2.04 për qind për shkak të gabimeve në faturim”, thuhet në raportin e ZRRE-së, publikuar të enjten mbrëma.

Në rastet kur ka lexim jo të saktë të njësorëve, ZRRE-ja ka kërkuar nga KEK-u që në bazë të rregullave të miratuara t’i bëjë korrigjimet e nevojshme në faturat vijuese, pasi në muajin janar ka pasur pasqyrime jo të sakta të gjendjes reale të shpenzimeve të energjisë, gjë që ka shkaktuar ndikim financiar në dëm të konsumatorit apo KEK-ut, shkruan Koha Ditore.

Konstatim tjetër i ZRRE-së është se KEK-u nëpërmjet rritjes së periudhës së leximit të njehsorëve i ka dëmtuar një pjesë të konsumatorëve, të cilët, për shkak të zhvendosjes së energjisë së faturuar, kanë kaluar nga blloku i dytë (200 -600 kWh) në bllokun e tretë (mbi 600 kWh), që është dukshëm më i shtrenjtë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.