Kompania ndërkombëtare për reklamime online “Httpool” tani edhe në Kosovë

10:04 / 18.03.2013
Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative dhe shpërndarjen masive të internetit, padyshim se edhe reklamimi në masë të madhe është duke kaluar nga ai tradicional në atë online. Kompanitë e vendeve perëndimore gjithnjë e më tepër po i risin buxhetet e reklamimit online përballë formave tjera të reklamimit. Gjithashtu, edhe vendet e rajonit e kanë zënë hapin dhe po i japin prioritet reklamimit online.

Mirëpo, ku gjendet Kosova në këtë aspekt? A janë duke u shfrytëzuar sa duhet mundësitë e reklamimit online? Sa është i informuar tregu ynë për përfitimet e reklamimit online? Në bazë të hulumtimeve të bëra në Kosovë nga kompania “httpool” dhe duke u bazuar në raportin e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK, sipas të cilëve përqindja e përdoruesve të internetit në Kosovë si dhe mbulueshmëria e internetit në territorin e Kosovës janë në nivele të përafërta me ato të shteteve të zhvilluara evropiane, atëherë mund të konstatojmë që ne jemi duke u zhvilluar shumë hovshëm. Kompanitë tona po e kuptojnë shumë mire rëndësinë e reklamimit online dhe tanimë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të marketingut po e koncentrojnë për reklamime onlie dhe mobile.

Në anën tjetër, interesimi i kompanisë Sllovene “Httpool” për të hapur përfaqësinë e vet edhe në Kosovë, krahas 18 shteteve të tjera ku operon me sukses, është indikator që tregu i reklamimit online në Kosovë është në rritje dhe do të zhvillohet edhe më tepër. Kjo kompani e cila është e shtrirë në 18 vende në Europë dhe në Azi në shtetet si Anglia, Gjermania, Austria, Hong-Kongu, Singapuri etj., është rrjet i specializuar për reklamime online dhe mobile.

Përveç reklamimeve në portalet informative kjo kompani bën edhe lansimin dhe menaxhimin e reklamave edhe në rrjetet sociale si Facebook, Skype, LinkedIn etj. Misioni i kësaj kompanie është që të krijoj një ofrues të shërbimeve të plota të reklamimeve online duke përfaqësuar në këtë mënyrë një pikë qendrore për online marketingun lokal, regjional si dhe atë global.

Platforma e reklamimit të cilën e ofron kjo kompani, është platformë shumë e avancuara për menaxhimin e reklamave online. Kjo kompani me vete gjithashtu do të sjellë edhe përvojën 12 vjeçare nga tregjet më të zhvilluara Evropiane.

Efektiviteti të cilin e ofron Httpool për reklamime online në krahasim me mediat tradicionale është shumë më i lartë. Varësisht nga kërkesat e klientit, Httpool ofron video reklamime, reklamime përcjellëse (re-tartgeting), kontekstuale si dhe mobile reklamime. Të gjitha kampanjat do të përcjellën në kohë reale përmes statistikave dhe raporteve të cilat i ofron kjo platformë e reklamimit.

Pra, prej tash, edhe Kosova do të ketë shërbime të reklamimit online dhe mobile të nivelit të vendeve të zhvilluara. Ardhja e rrjetit të reklamimit online – Httpool në Kosovë, e lehtëson shumë punën e agjencive të marketingut, mundëson përformim më të mirë të departamenteve të marketingut në kompanitë e ndryshme si dhe i ndihmon portalet informative që ta avancojnë dhe të zhvillojnë tregun e reklamimit online.

http://www.httpoolkosovo.com/httpool-networks

http://www.facebook.com/httpool

 

 

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.