700 mijë euro për borde politike

10:11 / 18.03.2013
Vetëm bordi i drejtorëve i pesë kompanive më të mëdha publike i kushton buxhetit të Kosovës rreth 350 mijë euro në vit, në emër të kompensimit financiar të kryesuesve dhe anëtarëve të bordit, pa i përfshirë këtu edhe bonuset që i kanë përfituar deri më tani.

Më 13 mars 2013, Qeveria e Kosovës ka miratuar rregullat për lartësinë e kompensimit të anëtarëve të bordeve të kompanive qendrore publike sipas kategorizimit. Në kategorinë e parë të kompanive publike janë: Postë Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut(KOSTT), Kompania Kosovare për Distribucionin dhe Furnizimin me Energji – KKDFE dhe Posta e Kosovës.

Kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve paguhen 850 euro në muaj, plus 200 euro për komisione të auditimit dhe 150 euro për komitetet tjera, apo 1200 euro në muaj. Ndërsa anëtarët e bordeve kanë pagën prej 750 euro, 150 euro marrin për komisionin e auditimit dhe 150 euro për komitetet tjera. Në kategorinë e dytë të ndërmarrjeve janë: Ibër Lepenci, Ujësjellësi “Prishtina”, Infrakos, Trainkos dhe Aeroporti Adem Jashari.

Kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve paguhen 500 euro në muaj, 150 euro për komisionet e auditimit dhe 130 euro për komitetet tjera, ndërsa anëtarët e bordeve marrin 400 euro pagë, 110 euro për komisionet e auditimit dhe po aq në emër të komiteteve tjera.

Kryesuesit dhe anëtarët e bordeve të këtyre ndërmarrjeve i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 210 mijë euro në vit. Në kategorinë e tretë janë ndërmarrjet e sektorit të Ujësjellësit, ujitjes dhe mbeturinave, ku kryesuesit e bordeve paguhen 320 euro në muaj, plus 120 euro nga komisioni i auditimit dhe 110 euro nga komitetet tjera.

Ndërsa anëtarët e bordeve marrin 270 euro plus 100 euro nga komisioni i auditimit dhe 90 euro nga komitetet tjera. Bordet e ndërmarrjeve të kategorisë së tretë i kushtojnë buxhetit rreth 130 mijë euro në vit. Përfaqësues të shoqërisë civile në vend shpeshherë e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për politizim të bordeve të kompanive publike. /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
16:27 / 19.06.2013
Foto: Arkiv

Çalik merr miliona euro të Kosovës

Kompania turke Çalik Limak Energy që ka privatizuar Distribucionin, ka trashëguar, apo i është dhuruar nga Qeveria e Kosov...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.