Mundësi e mirë për të financuar biznesin tuaj

13:46 / 23.04.2013

Nëse jeni ndërmarrje e vogël apo e mesme dhe keni nevojë për financim prej 10,000 dollarë deri në 5,000,000 dollarë, atëherë aplikoni në “Garën e Pranverës 2013”.

Në kuadër të projektit për ndërmarrësi dhe biznese të vogla dhe të mesme të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Business Support Centre Kosovo (BSCK) organizon trajnime biznesi për ndërmarrësit dhe bizneset kosovare. Planet e suksesshme të biznesit do të kenë qasje në kredi enkas të dizajnuar për ta. Këto trajnime organizohen në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Drenas.

Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e ndërmarrësve dhe bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë. Trajnimet e biznesit ofrohen për të gjithë të rinjtë kosovar që kanë ide biznesi dhe për ata që kanë një biznes dhe dëshirojnë ta zgjerojnë atë.

Këto trajnime zgjasin 20 ditë pune dhe përfshijnë fushat e ndërmarrësisë dhe strategjisë së biznesit, marketingut dhe hulumtimit të tregut, përpilimin e pasqyrave financiare dhe përpilimin e planit të biznesit. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve, kandidatët e përpilojnë planin e biznesit për idetë apo bizneset e tyre dhe mund të përfitojnë këshillime menaxheriale falas, kredi me kamatë 5% (3 vite kohë të kthimit), anëtarësim në Odën Ekonomike të Kosovës, si dhe promovim tek investitorët kosovar dhe ndërkombëtar.

Afati i fundit për aplikim është 24 prill 2013, ndërsa trajnimet fillojnë më 29 prill 2013 në Prishtinë dhe Drenas, dhe më 6 maj në Prizren dhe Mitrovicë.

Të gjithë ndërmarrësit e interesuar, mund të aplikojnë përmes www.bsckosovo.org
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.