BSPK proteston më 29 maj

15:37 / 8.05.2013

Këshilli Drejtues i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që të mbajë një protestë të punëtorëve më 29 maj, në orën 11:55.

Sipas një njoftimi për media të sindikatës, protesta mbahet 5 minuta para orës 12 për t’u përdorur si moto e protestës se “koha është në përfundim e sipër dhe se punëtoret më nuk presin”.

BSPK thuhet se do të paraqitet me 5 kërkesa, të cilat nuk do të publikohen tash, ndërsa degët sindikale të BSPK thuhet se do të shtojnë edhe disa kërkesa tjera. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.