Pacolli pasurohet për 130 milionë euro

11:17 / 4.06.2013

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), sivjet ka arritur një pasuri të përgjithshme prej hiç më pak se 305 milionë euro, duke vazhduar të qëndrojë në krye të listës së politikanëve më të pasur në vend. Ai vitin e kaluar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) kishte deklaruar një pasuri të përgjithshme prej 176 milionë euro, apo rreth 130 milionë euro më pak se sivjet.

Sipas formularëve të AKK-së, të cilët janë bërë publik të hënën, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi kompani me aksione anonime, vlera e të cilave është 125 milionë, derisa kompanitë e tilla vitin e kaluar i kishte vlerësuar vetëm 80 milionë euro.

Pacolli nuk ka sqaruar nëse është rritur vlera e kompanive, apo numri i tyre, të cilat i mban sekret për opinionin publik, shkruan Zëri.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se posedon patundshmëri në vlerë prej 200 milionë euro, duke i përfshirë edhe kompanitë anonime. Ai vazhdon ta konsiderojë veten pronar të hotelit “Grand” në Prishtinë, duke i vlerësuar 3.6 milionë euro aksionet në këtë hotel, pavarësisht se AKP-ja ka kohë që i ka tërhequr aksionet e këtij të fundit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.