Politika dhe bizneset duhet të punojnë bashkë për rezultate

16:51 / 12.06.2013

“Kriza globale ekonomike, ishte mësim se politikanët dhe biznesmenët duhet të punojnë së bashku për të arritur rezultate të prekshme. Pra, t’ju tregohet edhe qytetarëve se nuk po dëgjojnë deklarata të politikanëve, por të shohin rezultatin në praktikë”, tha zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila në konferencën e organizuar nga Iniciativa Ekonomike për Kosovë (ECIKS) me temë “Sfidat e Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik” e cila po mbahet në Vjenë të Austrisë.

Në dhjetë vjetorin e ekzistimit të ECIKS-it, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila foli për zhvillimin ekonomik në pesë vitet e fundit në Kosovë, ri-strukturimi i ndërmarrjeve publike, reformat e të bërit biznes dhe përkrahja e sektorit privat, iniciativat e ministrisë që ajo drejton për adresimin e qasjes në financa si dhe për Zonat e Lira Ekonomike, me anë të cilave do të stimulohen dhe inkurajohen investimet e huaja.

Në panelin e udhëhequr nga Erhard Busek ish-zëvendëskancelar i Austrisë, me zëvendësministren e Ministrisë së Ekonomisë, Familjes dhe Rinisë së Austrisë, Bernadette Gileringer, ish-Komisioner i BE-së për Bujqësi Franz Fischler si dhe Drejtor të Sektorit Privat të Agjencisë Austrikake për Zhvillim Gunter Schall.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, MImoza Kusari – Lila tha se “Nuk do të ketë investime, nëse nuk ka qeveri kredibile dhe nuk do të ketë zhvillim të mirëfilltë të shtetit pa investime”, duke shtuar se si qeveri janë të vendosur për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, në të cilën ndërmarrjet mund të operojnë me efikasitet dhe me një nivel minimal të pengesave rregullative. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme se detyra e tanishme është të lëvizim nga qëndrueshmëria e thjeshtë në gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Kusari – Lila.

Kjo konferencë u organizua me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ECIKS, e cila ka shërbyer mbi 100 kompani kosovare dhe investitorë potencial, shumë prej të cilëve tashmë kanë investuar dhe gjenerojnë fitime në Kosovë. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.