Kredi personale nga Raiffeisen, edhe nëse merrni pagën në kesh

11:40 / 1.07.2013

Gjithmonë vijnë disa momente kur na nevojitet përkrahje për të realizuar ndonjë plan për të cilin kemi menduar gjatë. Një numër i konsiderueshëm i të vetëpunësuarve, apo të punësuarve nëpër kompani të ndryshme private në Kosovë, ende marrin pagat mujore në kesh (në para të gatshme), gjë e cila ua bën të vështirë marrjen e kredive individuale për të realizuar ndonjë plan të caktuar në jetën e tyre.

Në 10-vjetorin e operimit të saj në Kosovë, banka Raiffeisen sërish ka vendosur në “menynë” e saj edhe kredinë personale për të gjithë ata që marrin pagën mujore në para të gatshme, duke u ofruar mundësinë që të marrin kredi deri në 5.000 euro, me kohëzgjatje deri në 5 vite.

Për t’u kualifikuar për kredi personale, ju duhet që:

- Të jeni banor i Republikës së Kosovës

- Të keni kontratë pune

- Të keni një garantues.

Kushtet e kredisë:

- Shuma e kredisë prej 200 – 5.000 euro

- Kohëzgjatja e kredisë deri në 60 muaj

- Paga mujore minimale duhet të jetë 180 euro.

Dokumentet e nevojshme:

- Një dokument identifikimi

- Kontrata e punës.

Vizitoni degën më të afërt të bankës Raiffeisen në qytetin tuaj, për t’u informuar më shumë lidhur me kushtet e kredisë dhe mënyrën e aplikimit.

 

Artikull i sponsorizuar

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.