PTK-ja rrit pikat e shitjes
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës(PTK), përkatësisht njësia e Postës, ka hapur edhe një pikë të shitjes në Shalë të Lipjanit, për tu ofruar shërbime sa më të mira, konsumatorëve të PTK-së.Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Kosovës, Blerim Krasniqi, tha se për hapjen e kësaj pike është punuar shumë.
Për fillim, banorët e Shalës, konsumatorët operatorit Vala, do të mund të pajisen me kartela gërvishtëse, ndërsa në të ardhmen pritet të ofrohen edhe shërbimet dhe produktet tjera të PTK-së. /Telegrafi/