Buxheti i ministrive për vitin 2011

9:47 / 15.03.2011

Ministria e Infrastrukturës (MI), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të kenë buxhet më shumë sesa në vitin 2010. Ndërkaq, më pak buxhet për këtë vit do të kenë: Ministria e Administratës Publike (MAP), Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)

Ministria e Infrastrukturës (MI), e cila është trashëgimtare e ish-Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), edhe këtë vit do të ketë më së shumti buxhet. Sipas Projektligjit për Buxhet, , kjo ministri do të ketë 276 milionë e 958 mijë e 391 euro, që i bie 152 milionë e 140 mijë e 171 euro më shumë sesa vitin e kaluar.

Ministria e dytë, e cila do të ketë rritje të buxhetit për këtë vit, është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Kjo ministri do të ketë rritje të buxhetit për 27 milionë e 804 mijë e 539 euro më shumë sesa në vitin 2010. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në këtë vit do të ketë për 14 milionë euro më shumë buxhet sesa në vitin e kaluar. Ministritë e tjera të cilat do të kenë mjete financiare më shumë këtë vit janë: Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Ndërkaq, më pak buxhet për këtë vit do të kenë: Ministria e Administratës Publike (MAP), Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)

Zyra e Kryeministrit të Kosovës për këtë vit do të ketë një ngritje të lehtë të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar, ndërkaq Kuvendi i Kosovës dhe Presidenca do të kenë buxhetet më të varfër.Kuvendi i Kosovës do të ketë 8 milionë e 647 mijë e 921 euro, ndërkaq në vitin 2010 kishte 9 milionë e 301 mijë e 667 euro. Zyra e Presidentit do të ketë 2 milionë e 540 mijë e 97 euro, kurse në vitin e kaluar kishte 2 milionë e 966 mijë e 789 euro. Zyra e Kryeministrit do të ketë 8 milionë e 887 mijë e 86 euro, ndërkaq në vitin 2010 kishte 8 milionë e 829 mijë e 589 euro.

Buxheti i ministrive për vitin 2011

Ministria e Financave (MF) do të ketë 61 milionë e 233 mijë e 138 euro
Ministria e Administratës Publike (MAP) 22 milionë e 120 mijë e 819 euro
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) 13 milionë e 725 mijë e 746 euro
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) 7 milionë e 248 mijë e 42 euro
Ministria e Infrastrukturës (MI) 276 milionë e 958 mijë e 391 euro
Ministria e Shëndetësisë (MSH) 79 milionë e 79 mijë e 229 euro
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) 13 milionë e 99 mijë e 388 euro
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) 34 milionë e 817 mijë e 820 euro
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) 201 milionë e 404 mijë e 460 euro
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) 8 milionë e 635 mijë e 217 euro
Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) 7 milionë e 160 mijë e 317 euro
Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) 8 milionë e 309 mijë e 859 euro
Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) 56 milionë e 215 mijë e 96 euro
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) 93 milionë e 1 mijë e 997 euro
Ministria e Drejtësisë (MD) 20 milionë e 141 mijë e 717 euro
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) 18 milionë e 356 e 404 mijë euro
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) 35 milionë e 472 mijë e 819 euro
Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE) 1 milionë e 387 mijë e 259 euro. /Epoka e Re/Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.