Kosova kundër Kosovës

12:56 / 5.12.2012

Mediat Kosovare raportuan mbi një ngjarje të brengosshme. Bëhet fjalë për ndalimin e hyrjes në Kosovë (në aeroport të Prishtinës) të dy investitorëve potencial ("I perzunë investitorët” në www.telegrafi.com) në kompaninë Trepharm, prodhues vendor i barnave. Mundë të spekulohet për shumë shkase të kësaj ndodhie, por vetem një hetim i drejtë dhe i paanshëm do të mund të sillte dritë mbi këtë incident. Dikush nga një zyre qeveritare i ka kushtuar Kosovës humbje, në formë të vendeve potenciale të punës, dhe fonde investimi nga jasht. A thua do marri kush përgjegjësi?

Ështe mirë të shqyrtohet se çfar efekti kanë rastet e tilla në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të biznesit. Në listën për lehtësinë e bërjes së biznesit, Kosova gjendet në vendin e 98-të. Lehtesia e të bërit biznes është një sondazh vjetorë që publikohet nga Banka Botërore dhe Korporata Ndërkombetare e Financave. Pozita e Kosovës nuk është aspak e lakmueshme nëse krahasohet me fqinjët. Maqedonia gjendet në vendin e 23-të, ndërsa Mali i Zi ne vendin e 51-të. (Lista komplete)

Një trëgues tjetër që investitorët marrin parasysh kur konsiderojnë investime në një vend, ështe sondazhi i korrpupsionit. Ky sondazh publikohët nga Transperancy International. Në këte listë Kosova gjendet në vendin e 112-të. Kosova prap këtu zhgënjen në krahasim më fqinjët. Mali i Zi gjendet në vendin e 66-të, ndërsa Maqedoninë në vendin 69-të. (Lista komplete).

Krahasimi me vendet fqinjë ka rëndesi në menyrën se si investitorët vlerësojnë projektet e ndryshme. Në botën profesionale të investimeve kapitale, projektet gjykohen relativ me njëri tjetrin, e jo në menyrë të izoluar. Kjo do të thotë se nëse një kompani është duke shqyrtuar të investojë në rajon, ajo më përpara do të zgjidhte Maqedoninë apo Malin e Zi, sesa Kosovën.

Duke marrur parasysh këto fakte, Kosova që nga fillimi e ka të vështirë të tërheqi kapital investimi nga jashtë, dhe ndodhitë sikur kjo në Aeroportin e Prishtinës vetëmse përkeqësojnë imazhin e Kosovës. Ky ka qenë rasti për institucionet e Kosovës të permirësonin imazhin në biznes, përmes një rasti suksesi të investimit nga jashtë. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta. Nga një rast i izoluar i paaftësisë apo edhe ndoshta i kurrupsionit, sikur që është shembulli në fjalë, dëmi i shkaktuar ndaj Kosoves shumëfishohet.

Për më teper, dëmi që i është bërë Kosoves nuk ndalet në këtë rast. Këta investitorë potencial kanë lidhje dhe asocijime me njerëz në pozita dhe aftësi investimi te ngjashme. Në botën e biznesit dhe investimeve shpeshherë ndodhë që investitorët tërheqin partnerë tjerë në investim në menyrë qe të minimizojnë rrezikun e humbjës së kapitalit të investuar. Ky proçes quhet diversifikim. Duke gjykuar nga raportimi i mediave, këta investitorë jo vetëm që nuk do investojnë vetë apo të sjellin investitorë tjerë, por ka gjasa se ata do të këshillojnë kolegët e tyre që të mendojnë dy here para se të ja mësynë Kosoves në të ardhmen.

Industria farmaceutike globale ka vleren rreth 880 miliardë dollarë në vit. Vetem në Evropë kjo industri ka vlerën rreth 264 miliard dollar. Rritja mesatare globale pritet të jetë afër 9% në vit, ndersa në Evropë më lart, në 13%. E gjithë kjo tregon potencial për kompaninë Trepharm që jo vetëm të prodhojë për tregun vendorë, i cili ështe i dominuar nga produktet e importuara, por edhe të plasohet në arenën ndërkombëtare.

Në SHBA, ku jetoj une, çdo ditë lëxoj për raste ku guvernatorët e shteteve shumë më të mëdha dhe më të pasura se Kosova garojnë mes veti për t’i tërhequr investorët. Ata angazhohen më pasion sepse janë zgjedhur për të përmirsuar jetën e qytetarëve të vetë. Nëse deshtojnë, ata votohen jashtë pozitave të tyre. Në Kosovë, si duket, qeveritarët tanë jo vetëm që nuk ndihmojnë bizneset të sjellin investor, por i pengojnë ata kur vetë kanë sukses. Shpjegimet për atë se si ka mundur të ndodhi një incident i tillë ende nuk janë bërë publike. Nuk dihet nëse ky është thjeshtë një rast moskomunikimi, paaftësie apo diçka tjetër. Sido që të jetë, qeveria është përgjegjëse. Vëndimet për punësimin e personelit bëhën nga ministrat në qeveri. Nëse personeli i punësuar dështon në detyrat e tyre, atëher vetë punëdhënësi është përgjegjës.

Pa marrur parasysh arsyen pse ka ndodhur, ky rast kërkon hetim. E verteta duhet të dali në pah. Përndryshe, Kosova do e ketë edhe më të veshtirë të sjelli investitorë nga jashtë. Sidoqoftë, situata mund të përmirsohet. Mund të përmirsohet nëse dikush “nga lartë” interesohet për këtë rast, dhe përsonat përgjegjës ndëshkohën. Ndoshta një prej 19 ministrave do të interesohet, ndoshta edhe vetë kryeministri. Ndoshta ndonjë komision parlamentar për ekonomi do bëjë punën e vetë, që është mbikqyrja e punës së qeverisë.
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.