Thaçi priti legjendën Şükür

13:58 / 21.08.2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ish-reprezentuesin e Turqisë, legjendën e gjallë të Galatasrayt, Hakkan Şükür.

Në takim u bisedua për përpjekjet dhe të arriturat pas pavarësisë, veçmas për zhvillimin e sportit në Kosovë dhe impenjimet e Qeverisë për ta ndërkombëtarizuar atë. Nga ana tjetër, edhe zotri Şükür premtoi angazhime në mundësitë e tij që sa më shpejtë, sporti kosovar t’i thyejë kufinjtë dhe sportistët kosovarë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Hakkan Şükür, ish-futbolisti i Interit dhe i Galatasarayt është me prejardhje nga Kosova. Babai i tij ka lindur në Prishtinë, ndërsa më vonë është shpërngulur në Turqi, ku më pas doli në skenë djali i tij, i cili pushtoi impiantet evropiane me anë të paraqitjeve të tij dhe veçanërisht golave të shumtë të shënuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.