Abidal: Messi mund t’i fitojë tre Topa të Artë radhazi

14:13 / 6.06.2011
Mbrojtësi francez, Eric Abidal, mendon se bashkë-lojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, mund ta fitojë çmimin Topi i Artë për të tretën herë radhazi.

Messi për të parën herë e fitoi trofeun në vitin 2009, para se ta fitojë atë edhe një herë vitin e kaluar, pasi Topi i Artë u bashkua me çmimin Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA për t’u bërë FIFA Topi i Artë.

23-vjeçari ka shënuar 53 gola në 55 paraqitje këtë sezon, derisa Barcelona fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Dhe Abidal ka thënë se Messi është në garë për ta fituar çmimin edhe njëherë.

“Kam pasur një ndjenjë të mirë për Lionel. Dy sezone më parë, i kam thënë atij se ai ishte i aftë ta fitojë Topin e Artë tre herë radhazi. E vërteta është se ai është shumë afër ta realizojë atë. Jam i ngazëllyer për të, që ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Abidal. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Lionel Messi (Foto: Telegraph)
Lionel Messi (Foto: Telegraph)
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.