Alvarez: Interi do të luftojë për trofe

15:10 / 15.09.2012

Anësori i Interit, Ricky Alvarez, beson se Interi është në gjendje që të luftojë për trofe këtë sezon, pasi nuk mungon cilësia individuale.

“Vërtet më pëlqen ky Inter sepse kemi lojtarë të cilësisë së lartë. Jam i bindur se do të bëjmë mirë këtë sezon”.

“Ne kemi disa lojtarë të rinj shumë të fortë. Ne tani duhet të mësohemi me njëri-tjetrin dhe të shohim nëse mund të funksionojmë si ekip. Ne ende duhet të punojmë në disa aspekte të lojës dhe duhet të përmirësohemi. Ne po punojmë shumë në stërvitje për të bërë këtë”, ka thënë Ricky. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.