Wenger: Nuk luajtëm mirë

23:17 / 1.12.2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se Swansea e ka merituar fitoren pasi ekipi i tij nuk luajti mirë.

“Ne nuk luajtëm mirë dhe Swansea e meritoi fitoren. Ne ishim shumë të lodhur nga dy ndeshjet që i zhvilluam në udhëtim në Ligën e Kampionëve”.

“Besoj se u munduam shumë për t’u kthyer në lojë, por nuk ishim të mprehtë sa duhet. Nuk krijuam mundësi të mjaftueshme, por do të punojmë në këtë aspekt”, ka deklaruar Wenger pas ndeshjes./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.