Hulk: Mund të largohem në janar

14:01 / 5.12.2012

Hulk thotë se ekziston mundësia ai të largohet nga Zenit St Petersburg në janar.

Braziliani iu bashkua kampionëve të Rusisë nga Porto gjatë verës për 40 milionë euro, por ka shënuar vetëm katër gola në të gjitha garat pas transferimit të tij.

Dhe, në mesin e spekulimeve për të ardhmen e tij, Hulk u zëvendësua nga trajneri Luciano Spalletti në fitoren e mbrëmshme në San Siro – një vendim që duket se e ka bërë 26-vjeçarin të mendojë opsionet.

“Ndjehem mirë në St Petersburg, familja ime është e mirë dhe djali im ndjehet mirë. Por nëse situata me Luciano Spallettin nuk zgjidhet vetë, unë mund të largohem në janar. Nuk e di nëse Italia do të ishte destinacioni im, por gjithçka mund të ndodhë”.

Si përgjigje ndaj komenteve të Hulk, Spalletti ka reaguar me qetësi: “Hulk mund dhe thotë çfarë të dëshirojë. Unë nuk do të kem dyshime për ta zëvendësuar atë sërish”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.