Evra: Rooney në formën më të mirë
Kapiteni i Manchester United, Patrice Evra, mendon se Wayne Rooney është rikthyer në formën e tij më të mirë.“Shumë njerëz e kanë kritikuar Wayne në fillim të sezonit, duke e pyetur se pse ai nuk shënon aq shumë gola”.
“Javën e kaluar ai shënoi dy. Tash ai shënoi dy sërish. Ai vërtet është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë Evra pas fitores 3-2 ndaj Cityt. /Telegrafi/